Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka reaguar pas anulimit të mbledhjeve të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, nga kryeministri Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.
“Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Vetëm në një situatë normale mund të ketë ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Sot në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, ishte planifikuar të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Por, pak para mbrëmjes të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi për anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri