Fshati Krushë e Madhe, i cili nuk kishte rrymë për 30h edhe pas rregullimit tri lagje mbeten pa rrymë edhe 2 ditë të tjera. Por, sot u rregullu rryma edhe në këto lagje, njoftimin e ka bërë kryetari i fshatit, Selami Hoti, transmeton /Gazeta Papirus/
Statusi i tij
Edhe sot (e diele) me ekipën e vyeshme të KEDS-it në terren.
Të prirë nga udhëheqësit e njësisë së rrjetit të KEDS-it, z. Valon Gashi dhe z. Haradin Haxhaj u bënë edhe pesë (5) intervenime ku ndër më të vështirat ishte rasti i trafos “KRUSHA – 5”, në të hyrë prej Krushës nga drejtimi i Krushës së Vogël, lagja Krasniqi, Ramadani, Duraku e cila ishte tri (3) në terr!
Këto prishje dhe të tjera në fshat janë si pasojë e mbi ngarkesave.
Në emër timin, tuajin dhe gjithë fshatit falënderoj ekipet e KEDS-it që për këto tri ditë e netë ishin pranë nesh.
Mos paçim më kaq shumë probleme.
Jungjatjeta,
Selami Hoti
Kryetar i Këshillit të Fshatit Krushë e Madhe.