GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Hoti nuk beson në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për të pagjeturit

11/08/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Nënshkrimi i një deklarate për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, nuk është konfirmuar nga kryetari i delegacionit për persona të zhdukur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Andin Hoti.

Ai tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhe pasi në takimin e fundit pala serbe kishte refuzuar të përdoret termi “ personat e zhdukur me forcë” ashtu siç është kërkuar nga pala kosovare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, takohen më 18 gusht në Bruksel, dhe në atë takim, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Siç shkruan gazeta serbe “Nova” teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet. Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Kryetari i delegacionit për persona të zhdukur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Andin Hoti.

Ai tha për Radio Kosovën se nuk është në dijeni për nënshkrimin e ndonjë deklarate të tillë.

“Deri në takimin e fundit të Brukselit, do të thotë të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur për deklaratën, nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje dhe unë nuk jam në dijeni se do të arrihet një marrëveshje e tillë në Bruksel dhe nuk e besoj një gjë të tillë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se nënshkrimi i deklaratës për personat e pagjetur është diskutuar në disa raunde të mëparshme të dialogut në Bruksel, por pala serbe ka refuzuar qëndrimin e palës kosovare për aspektin terminologjik.

“ Në takimin e fundit, ku unë kam qenë prezent në takim, pala serbe ka refuzuar të përdoret termi “ personat e zhdukur me forcë” ashtu siç është kërkuar nga ana jonë, për të përshkruar të vërteten e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë. Pala serbe e ka refuzuar një gjë të tillë dhe i ka refuzuar edhe disa prej pikave të tjera dhe nuk është arritur ende asnjë dakordim mes palëve për këtë deklaratë dhe nuk besoj se do të arrihet ndonjë marrëveshje e tillë pa dakordim edhe për anën teknike”, tha Hoti.

Ndryshe agjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit më 18 gusht në Bruksel nuk është bërë publike.

Tags: Andin Hotibisedimetkosoveserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Shoferi i postës së shpejtë ‘Falcon’ inskenon grabitjen e armatosur, denoncon rrejshëm se hajnat ia morën 1 mijë euro

Next Post

Dhëndëri shkon ‘te miqtë’ dhe e rrah gruan e tij – policia e liron

Next Post

Dhëndëri shkon ‘te miqtë’ dhe e rrah gruan e tij – policia e liron

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.