Avdi Hoti nga Sindikata e Policisë së Kosovës për Klankosova.tv tha se do të ndërmarrin hapa lidhur me mospagesën e punës sekondare të policëve.
Atij i është thënë nga drejtori i Policisë së Kosovës se diçka nga pjesa e mbetur e pagesave do të realizohet. Por nuk ka marrë shkresë nga Policia apo Ministria e Financave
“Kam dëgju se nuk janë pagu një muaj edhe puna sekondare. Sot kemi pasë takim me Drejtorin i Policisë dhe njëra ndër pyetjet ishte nëse do të paguhen pjesa e mbetur, dhe përgjigja ishte se ‘po diçka do të paguhet’, por as ai nuk ka pas informacione. Në momentin që do të marrim informatën do të dalim me komunikatë zyrtare. do të ndërmarrim veprime”, tha Hoti për Klankosova.tv
Ndryshe, Klankosova.tv raportoi se policëve të Kosovës nga komunat veriore u janë ekzekutuar pagat së bashku me shtesat e muajit shkurt, që nuk iu dolën në muajin mars. Ndërkaq, policëve të komunave të tjera të Kosovës nuk i janë ekzekutuar shtesat.