Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrin e Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, për gjendjen ekonomike të krijuar në vend.
Kritikat Hoti i ka bërë gjatë punës së tyre në komisionin për buxhet, punë dhe transferta, ku e ka quajtur Muratin mashtrues tipik.
Hoti ka thënë se Murati po e përdor si pretekst se opozita po pengon punën në Kuvend dhe se kjo nuk mund të qëndrojë sepse është mazhoranca ajo që i ka numrat.
“A po e sheh se je mashtrues tipik. Qiteni në votim dhe dërgojeni në Kuvend. Pse po thuani se opozita po e pengon kur ju jeni mazhorancë. Nuk je i zoti për asgjë. Prej që ke ardhur si ministër asnjë reformë nuk ke bërë. Veç dëgjom kur të flasë. Asnjë reformë a argument nuk e ke ndërmarrë. Ke mashtruar e fyer opinionin. Po shkon mandati pa ta pa hajrin askush”, ka thënë Hoti.