Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka uruar 33 vjetorin e degës së LDK-së në Prizren, raporton Gazeta Papirus
Ai përmes disa fotografive të ndara në rrjetet sociale ka shkruar se, LDK-ja është e përjetshme në gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Urime 33 vjetori i degës së LDK-së në Prizren!
Angazhimi dhe përkushtimi i çdo aktivisti ndër vite për LDK-në është akt patriotik për vendin. LDK-ja është e përjetshme në Prizren dhe gjithë Kosovën!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!