Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK(), Avdullah Hoti, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale. Sipas tij, 70 përqind e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar, shkruan Gazeta Papirus.
“Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale”, tha Hoti ndër tjera.
Postimi i plotë:
Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar
Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.
Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.
Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:
– Ministria e Bujqësisë 0%,
– Ministria e Pushtetit Lokal 0%,
– Ministria e Shëndetësisë 2%
– Ministria e Ekonomisë 4%,
– Ministria e Drejtësisë 4%,
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,
– Shërbimi Spitalor 12%
– Ministria e Infrastrukturës 16%.
Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale.
/Gazeta Papirus/