Avdullah Hoti, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se ai nuk ka asgjë konkrete për të treguar nga qeverisja e tij, prandaj fokusohet në kritikimin e qeverive të mëparshme, shkruan Gazeta Papirus.
Hoti, kandidati i LDK-së për deputet, e ka cilësuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje si një “episod fatkeq” për Kosovën, i cili, sipas tij, do të përfundojë më 9 shkurt.
Postimi i tij i plotë:
‘‘Kurti, si mashtrues që është, kapet pas frazave dhe shan qeveritë e kaluara. Nuk flet për qeverisjen e tij se nuk ka çka tregon, absolutisht asgje. Nuk ka as çfarë ofron për mandatin tjetër.
Provon me dëshpërim të nxjerrë fjalë të shtrembëruara, të përgatitura nga komisarët politikë të stilit komunist.