Ish Kryeministri i vendit kishte folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi arritën që në Kuvend t’i sigurojnë 72 vota të deputetëve për ta kaluar, meqë për disa herë më radhë i njëjti nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.
“Janë 212 milionë euro nga Trusti pensional që mund të tërheqin qytetarët e Republikës së Kosovës, është prej 200 milionë euro në buxhetin e Kosovës për biznese, është një fond tjetër prej rreth 20 milionë euro vetëm për punëtorët që humbin vendet e punës, është heqja e TVSh-së në lëndë të parë për prodhues vendor që besoj që do të ndihmojë shumë në këtë drejtim, është lirimi nga interesat dhe ndëshkimet për të gjitha kompanitë për vonesat në pagesën e tatimeve të ndryshme, është ulja e TVSH-së për gastronomi në 8%, dhe është fondi për garantim të kredive, rritja e fondit për garantim të kredive për mbulimin deri në 80% të kolateralit për kredi që marrin bizneset private”, tha Hoti.