Ish-kryeministri Avdullah Hoti, sot theksoi se s’ka asgjë të re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”, drafti i së cilës është miratuar katër ditë më parë nga Qeveria.
Sipas Hotit, objektivat në strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo siç u shpreh ai, objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime.
“Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”. I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.”, shkroi Hoti në Facebook.
Qeveria e Kosovës, më 16 dhjetor ka miratuar draftin e Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.