Dashi
21 Mars – 19 Prill
Nga ju pritet të merrni përsipër punë të reja në familje ose lagje. Këto kërkesa të reja do t’jua ulin mundësitë për t’i ndjekur ëndrrat tuaja. Nuk do të doni t’i injoroni përgjegjësitë dhe i merrni seriozisht, por as nuk doni të sakrifikoni gjithçka për to.
Demi
20 Prill – 20 Maj
E merrni shumë seriozisht punën, por duhet të mendoni për shëndetin tuaj. Miqtë do t’ju inkurajojnë të merrni pushim nga punët e përditshme. Pa dyshim që ata po mendojnë se keni punuar shumë kohët e fundit.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mund të duket sikur jeta juaj sociale ka filluar të rigjallërohet dhe do ta shijoni çdo moment argëtues. Nëse jeta ka qenë shumë e qetë së fundmi, do ta kompensoni mungesën e kënaqësisë duke ikur nga rutina dhe punët për një kohë të shkurtër dhe duke u bërë pjesë e në aktivitete miqësie.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Ose nuk e kishit kuptuar se sa i vetmuar dhe i neglizhuar ndihet një i afërm, ose e kishit vënë re, por kishit menduar se është shumë kërkues. Sido që të jetë, do të jetë më mirë që të tregoheni të qetë, sepse do të ishte më mirë të heshtni sesa të futeni në një grindje të pafrytshme.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ndryshimet e propozuara për të cilat ishit shqetësuar, tani nuk ka gjasa se do të ndodhin. Do të çliroheni kur ta kuptoni se dikush ka ndërruar mendje. Pavarësisht se çfarë sfidash ju presin sot, përreth do të keni duar që do t’jua lehtësojnë barrën. Sigurohuni që ta pranoni ndihmën e ofruar.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Tensioni në shtëpi ose në punë do t’ju bëjë ta pyesni veten nëse ia vlen të vazhdoni me një projekt të përbashkët. Prapa sjelljeve të vrazhda të dikujt tjetër, fshihet diçka më e madhe sesa që duket në shikim të parë. Kur e kuptoni këtë, do të bënit mirë ta mbanit veten dhe të mos thoni asgjë. Në vend që të bëni komente, mund të përpiqeni ta gjeni fillin e problemit.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Jeni shumë pozitivë dhe ambiciozë dhe doni të keni rezultate. Keni bërë disa marrëveshje të qëndrueshme, për të cilat duhet të siguroheni që të gjithë të marrin një pjesë të përgjegjësisë, por në të njëjtën kohë edhe të kenë mundësi për të pushuar dhe për t’u relaksuar. Po shpresoni se të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë projekt do të bashkëpunojnë.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Mos u shqetësoni për punët e përditshme në jetën tuaj që nuk po kryhen. Nuk ju pëlqen t’i neglizhoni përgjegjësitë tuaja, por keni vetëm një palë duar. Po bëni çmos për ta bërë gjithçka në mënyrë të përkryer dhe ngutja e madhe nuk po ju lumturon. Do të ketë shumë kohë gjatë javës për t’i kryer të gjitha punët.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Dëshironi të shihni rezultate dhe ju duket se disa njerëz po vonohen me qëllim për disa punë që kanë nevojë për vëmendje më urgjente. Qasja juaj e drejtpërdrejtë ndaj dikujt në një pozitë të lartë nuk do të pranohet edhe shumë mirë. Mbajeni veten. Me kalimin e kohë gjithçka do të dalë në horizont.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Përveçse po merreni me financat tuaja, mund ta gjeni veten duke e këshilluar edhe një mik për gjendjen e tyre ekonomike. Do të keni nevojë të tregoheni diplomatikë, nëse mendoni se ata kanë qenë të pakujdesshëm me paratë. Një qasje kritike mund t’ju lërë në pozitë jo të mirë, por nëse bëni sugjerime jo shumë të ashpra, do ta pranojnë ndihmën tuaj pa ngurrim.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Një udhëtim spontan ka më shumë të ngjarë të jetë i lidhur me punën sesa të jetë për qejf. Do të kërkohet nga ju që ta vizitoni një klient ose të merrni pjesë në një takim në emër të një kolegu. Megjithëkëtë, do ta shijoni shkëputjen nga rutina. Ka shumë aktivitete që po ndodhin dhe do të jeni në elementin tuaj, përderisa po takoni njerëz të rinj dhe po vizitoni vende të reja.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Jeni shqetësuar se ku do t’ju çojë një situatë e sikletshme. Tensioni po përshkallëzohet në të dyja anët. Dikush mund të ketë nevojë të ndërhyjë për t’jua sugjeruar një zgjidhje harmonike. Nëse ju duket se gjërat do të nxehen edhe më shumë, mund të largoheni derisa situata të qetësohet.
/GazetaPapirus/