Në vijim mund të gjeni horoskopin për ditën e ardhshme.
Dashi
Falë planetëve Mars dhe Saturn sot do keni një ditë shumë më të qëndrueshme dhe emocionuese. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë qetësia. Do ndiheni mirë pranë partnerit edhe pse në të vërtetë nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme apo ndryshe nga ditët e tjera. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm sepse jo të gjithë ju duan të mirën dhe disa mund të tentojnë t’iu shtyjnë drejt personave negative. Në punë do keni gjithë kohës mbështetjen e kolegëve dhe shefave dhe do i hidhni të sigurta hapat. Financat do jenë shumë të mira. Kryejini pa frikë shpenzimet e menduara
Demi
Do jeni shumë realistë gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër këmbëngulja do bëjë që të arrini atje ku dëshironi. Hëna dhe Jupiteri do jenë planetët udhëheqës. Për ju të dashuruarit dialogu, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do keni aspak probleme me partnerin dhe kjo do ju bëjë të ndiheni të qetë. Ju beqarët do keni më shumë fat se kurrë dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë të gjithë do ua njohin meritat dhe do ju përgëzojnë për çdo arritje që do keni. Do jeni tejet të përqendruar dhe mund të mbështesni edhe kolegët. Në planin financiar do keni mbështetjen e planetëve dhe gjendja do vazhdojë të mbetet gjithë kohës e mirë.
Binjakët
Edhe pse nuk do avanconi me ritmet që ju keni dashur sërish dita e sotme nuk ka për të qenë e keqe. Do jeni objektivë dhe përherë me këmbë në tokë. Ju të dashuruarit do ndiheni mirë ashtu si jeni dhe nuk do preferoni të bëjnë asnjë lloj ndryshimi. Në kohën e lirë mund të merreni edhe me ndonjë aktivitet të përbashkët. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mundni të takoni personin për të cilin keni thurur kaq shumë ëndrra. Në punë do diskutoni gjerë e gjatë me kolegët tuaj dhe do arrini në një marrëveshje bashkëpunimi. Duke qenë bashkë mund të arrini edhe më lart. Në planin financiar do jetë mirë të tregoheni më të matur me shpenzimet sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione të ndryshme. Hëna dhe Saturni do ju çojnë herë pas here në situata sa të bukura aq edhe delikate. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa të mundni ditën e sotme dhe bëni çfarë t’iu duket e arsyeshme. Marrëdhënia në çift do mbetet gjithë kohës e mirë. Ju beqarët nuk do doni të filloni një lidhje sepse do mendoni sikur do humbin lirinë dhe pavarësinë po patët dikë në krah. Në punë do iu jepet një mision shumë delikat që do ju stresojë goxha. Tregohuni të vëmendshëm dhe mos u nxitoni për te hedhur hapa. Plutoni do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Luani
Edhe vetë ju do surprizoheni nga ato që do arrini gjatë kësaj dite. Në çdo moment do ju gjeni zgjidhje problemeve që do ju dalin para. Hëna do ju bëjë më pasionante ju të dashuruarve. Do e mahnitni atë që keni në krah dhe do ndiheni për mrekulli pranë njëri-tjetrit. Nëse jeni beqarë nuk do preferoni të filloni një lidhje dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen. Ky do jetë një gabim i rëndë për të cilën do pendoheni pafundësisht. Në punë do keni aftësinë të imponoheni dhe keni për të marrë ato që keni kërkuar. Mund t’iu jepen edhe shpërblime ose lavdërime që do ua mbushin shpirtin. Në planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë dhe për çdo shpenzim duhet t’i bëni llogaritë me kujdes.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do merrni vendime shumë të rëndësishme si në planin profesional ashtu edhe në atë personal. Të afërmit do ju ndihmojnë si me këshilla ashtu edhe me mbështetje fizike. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e bukur. Keni për t’u ndier mirë në çdo moment dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat dhe do arrini ta bëni për vete princin tuaj të kaltër. Në punë ambienti do jetë më i ndriçuar dhe çdo plan io bërë do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu që nuk do keni për çfarë te ankoheni. Do ju dalin të ardhurat për të kryer të gjitha shpenzimet e nevojshme.
Peshorja
Gjatë ditës së sotme do jeni shumë të ngarkuar moralisht dhe do dorëzoheni lehtësisht. Vështirësitë për ju do jenë të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë tejet e trazuar. Do kapeni edhe pas detajeve të vogla dhe mund të debatoni ashpër me partnerin. Ju beqarët pa u lodhur fare do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Gjithçka do marrë një pamje tjetër sot. Në punë do jeni të ndërgjegjshëm për të gjitha hapat që duhet të hidhni, por sot do ju mungojë guximi. Pas disa kohësh mund të vijnë mundësitë e mira. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohë sa ju të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Priten dite pozitive edhe në vazhdim.
Akrepi
Venusi do mundohet t’iu bëjë më të logjikshëm gjatë kësaj dite. Nëse i kaloni pa problem këto momente asgjë e keqe nuk do ndodhë në vazhdim. Tregohuni edhe të logjikshëm. Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë ka mundësi të filloni një lidhje afatgjatë e cila do ua ndryshojë jetën njëherë e përgjithmonë. E shkuara e trishtuar do harrohet plotësisht. Jeta profesionale do jetë avancime premtuese dhe do arrini të merrni promocione. Kjo nuk duhet t’iu bëjë mendjemëdhenj. Financat duhet t’i keni gjithë kohës nën kontroll që gjendja të mbetet e qëndrueshme.
Shigjetari
Saturni do bëjë që ju të bëheni qendra e universit gjatë kësaj dite. Të gjithë do i kenë sytë nga ju dhe do ju kërkojnë mendim për gjithçka. Nëse keni një lidhje ose jeni të martuar keni për të kaluar një ditë fantastike. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do jetë për t’u pasur zili nga të gjithë. Nëse jeni beqarë do kërkoni më kot një lidhje të qëndrueshme. Fati nuk do jetë gjithë kohës në anën tuaj dhe mund të mërziteni. Në punë nuk do i bëni gjërat sa për të marrë rrogën, por edhe për kënaqësi. Nëse ushtroni profesionin për të cilin jeni specializuar do keni edhe më shumë sukses nga të tjerët. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë dhe gjendja ka për të mbetur gjithë kohës e qëndrueshme.
Bricjapi
Gjatë ditës së sotme do jeni më të ndjeshëm, por nga ana tjetër do i hidhni hapat me shumë bindje. Përdoreni sa më shumë intuitën për të bërë zgjedhje. Ju të dashuruarit do jeni të kujdesshëm dhe pavarësisht rrethanave në të cilat do ndodheni, do mundoheni të mos e lini pas dore partnerin. Ju beqarët nuk do jeni ende të qartë për ndryshimet në jetën sentimentale dhe do stepeni të hidhni hapa. Në punë shefat nuk do tregohen strikë dhe ju do i realizoni të gjitha objektivat që keni pasur. Gjithçka do jetë më e thjeshtë. Financat do lenë shumë për të dëshiruar. Shmangni me çdo kusht investimet e pamenduara mirë nëse nuk doni të vuani gjatë.
Ujori
Sado që të mundoheni të bëni ndryshime sot nuk do ja arrini dot. Shumicën e kohës do ju pushtojë pesimizmi. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutine. Herë pas here mundet edhe të mërziteni dhe të mendoni të largoheni nga gjithçka. Ju beqarëve do iu pëlqejnë disa persona, por nuk do jeni ende gati të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në punë do din i ta ruani gjithë kohës vetëkontrollin dhe do keni plot arritje. Sot do krijoni terrenin e përshtatshëm që e nesërmja të jetë edhe më e veçantë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja do mbetet e qëndrueshme edhe pse nuk do i bëni me kujdes llogaritë para se të shpenzoni.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni më shumë besim se gjërat do jenë më mirë në të ardhmen dhe do përçoni kudo gëzim. Ju që keni një lidhje do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë disa mosmarrëveshje të së shkuarës. Edhe pse duhet ta kishit bërë më parë, sërish nuk është vonë. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të nxitoheni për asgjë. Sektori profesional do njohë ndryshime të jashtëzakonshme. Tregohuni më kurajozë dhe guxoni për çdo gjë. Do arrini rezultate të mira dhe do ndiheni më krenarë për veten. Buxhetin do dini si ta organizoni në çdo moment dhe gjendja do vazhdojë të jetë e mirë. Mund të ndihmoni pak edhe familjarët.