Dashi
Do keni një marrëdhënie te ngrohte me partnerin tuaj sot dhe kjo do ju afroje edhe me tepër me njeritjetrin. Shume gjera kane për te qene me ndryshe nga me pare. Beqaret do e fillojnë si me shaka një njohje te re, pa menduar se ajo mund te shkoje edhe ne martese. Do jeni vërtet me fat. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura nga yjet dhe nuk do keni aspak tronditje.
Demi
Te dashuruarit do vazhdojnë te vuajnë indiferencën e partnerit edhe gjate kësaj dite dhe here pas here do mendojnë t’i japin fund gjithçkaje. Yjet këshillojnë te mos nxitohen. Beqaret sado qe t’i pëlqejnë personat qe do i joshin nuk duhet te pranojnë te bëjnë çdo gjë qe ata do ju kërkojnë. Buxheti do jete gjithë kohës i mbrojtur nga yjet dhe mund te shpenzoni sipas dëshirave.
Binjaket
Marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe me tepër sot dhe bashkëpunimi ka për te qene me i forte se kurrë ndonjëherë me pare. Do ndiheni vërtet mire. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Pas disa ditësh do jete periudha me e mire. Me financat do jeni tejet impulsive dhe do kryeni shpenzime te konsiderueshme.
Gaforrja
Dita e sotme do jete shume e çuditshme për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ndodhin gjera vërtet impresionuese qe do ju lënë me goje hapur. Lëreni veten te lire dhe merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret edhe nëse nuk e kërkojnë me padurim, sot kane për ta gjetur dashurinë. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.
Luani
Jeta juaj ne çift do jete goxha e ndërlikuar sot. Ne disa momente mund te debatoni me zë te larte dhe do nervozoheni mjaft. As beqaret nuk do kenë ditën e tyre me te mire dhe nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin. Do ju duhet te bëjnë durim. Dielli do jete planeti qe do ua ndriçoje mendimet dhe do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni.
Virgjeresha
Sot do jeni te logjikshëm ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë hap pa folur me pare me partnerin. Bashkëpunimi dhe toleranca janë pikat e forta te lidhjes suaj. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare pa ndonjë te ardhme. Emocionet do jene te forta, por vetëm momentale. Marsi dhe Dielli do ju ndihmojnë qe buxheti te mbetet i qëndrueshëm.
Peshorja
Sot do jete e vështirë qe marrëdhënia me partnerin te mbetet e qete. Do jene personat e jashtëm ata qe do ju nxitin te debatoni dhe te grindeni ne çdo moment. Beqaret do e gjejnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar fati do jete me ju gjithë kohës dhe ka gjasa qe buxheti te përmirësohet goxha.
Akrepi
Duhet te jeni me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit pasi ne te kundërt mund te keni probleme te njëpasnjëshme. Mos mendoni asnjë moment vetëm për veten tuaj. Beqaret do bëjnë atë qe do ju thotë zemra dhe pjesa me e madhe do dalin te fituar. Për financat do jete dite e vështirë pasi do ju duhet te bëni sa me shume kufizime ne shpenzime. Gjithçka do shpërblehet me pas.
Shigjetari
Ndjenjat për partnerin tuaj ka kohe qe janë ftohur dhe sot nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj dikujt tjetër. Ka gjase qe te hidheni shpejt ne krahët e tij. Beqaret me mire te dalin me persona te panjohur sesa me ata qe dikur i kane tallur apo i kane lënduar. Ne planin financiar problemet do vazhdojnë. Kërkoni ndihme sepse vete nuk do ja dilni dot t’i zgjidhni.
Bricjapi
Dite e animuar ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni ne çdo moment mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni nevoje te bëni ndryshime. Beqaret do kenë disa takime, por për asnjë nga personat zemra nuk do ju rrahe fort. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime me mënyrën e menaxhimit dhe mund te keni disa tronditje.
Ujori
Lidhja juaj do ece për mrekulli sot. Do ndani çdo ndjenje me partnerin dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare me te. Disa mund te mendojnë edhe për një fëmijë. Beqaret do bëjnë deklarata te forta dashurie dhe do marrin aprovime. Financat nuk do jene aspak te këqija, kështu qe nëse vazhdoni ta hidhni çdo hap me kujdes gjendja do përmirësohet akoma me tepër.
Peshqit
Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj sot lidhur me te ardhmen. Se bashku do bëni plane qe te dy palët te ndiheni sa me mire. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe ne fakt do jene me te fituarit. Dite plot ngjyra ka për te qene e sotmja. Ne planin financiar do ketë vështirësi te mëdha dhe te gjitha këto nga pamaturia qe keni treguar se fundmi me shpenzimet.