Qetësi e plotë do jetë gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet ndonjë pasion i zjarrtë, por as debate te forta. Po u treguat te logjikshëm përherë gjendja do mbetet e mirë. Ju beqarët do doni të filloni menjëherë një lidhje pasionantë, por yjet do ju bëjnë të kuptoni se duhet të prisni pak kohë. Shfrytëzojeni mundësinë këtë javë thjesht për të realizuar takime. Buxheti do jetë shumë më i kënaqshëm kështu që edhe ndonjë shpenzim më tepër nuk do ju hapë probleme. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi duhet bërë pak kujdes sepse imuniteti nuk do jetë shumë i fortë. Në punë do jeni më të privilegjuar dhe më ambicioze. Jeta familjare e mirë.
Ne jetën ne çift duhet te jeni edhe me tolerante dhe te kuptueshëm. Do jete një dite e mire, plot ndjenja dhe emocione. Përfitoni ! Ju beqare duhet te dilni e te argëtoheni. Atje ku do shkoni mund te takoni edhe dike interesant qe do ju bere për vete. Një këshillë: mos flisni direkt për gjera serioze. Do jeni te shqetësuar për financat. Disa prej jush duhet te bëjnë edhe blerje por nuk do kenë paratë e nevojshme. A ju kishim thënë qe te kursenit? Për sa i përket shëndetit duhet te konsumoni sa me shume produkte me vitamina dhe te merreni me sport. Nuk do keni probleme. Ne pune do keni sukses dhe do jeni aq te ngarkuar sa do e lini mbrapa familjen.
Venusi planeti i dashurisë do nxite emocionet e forta dhe ndjenjat. Do jete një jave shume e mire për çiftet. Nëse jeni ne kërkim te shpirtit tuaj binjak, do e gjeni atë atje ku nuk jua pret mendja. Gjithçka mund te ndodhe ne pak minuta. Situata juaj financiare do jete me e mire sesa e kishit menduar. Pas pune se madhe dhe stresit te kohëve te fundit këtë jave do bëni pak pushim dhe do çlodheni. Keni me te vërtetë shume nevoje. Shëndeti do jete i mire, por duhet te bëni kujdes me ushqimin. Ne pune do jeni te pandalshëm dhe do i kaloni pa problem te gjitha pengesat. Jeta familjare do jete e qete dhe harmonike. Planetët do ju mbrojnë këtë jave.
Çiftet do hyjnë ne një periudhe shume me entuziaste. Do ju duket sikur keni rilindur. Optimiste, te ngrohte dhe te sigurt ne vetvete ju do jeni shoqëruesi i duhur i partnerit dhe do e bëni atë te lumtur. Beqaret e te dyja sekseve duhet te caktojnë sa me shume takime. Mund te krijoni lidhje jo te qëndrueshme por qe do ju japin shume kënaqësi. Ne planin financiar nuk do keni asnjë vështirësi. Fati do jete ne anën tuaj. Rezistenca fizike nga ana tjetër nuk do jete shume e mire. Duhet te kujdeseni me shume për veten dhe shëndetin. Ne pune do shkëlqeni, por ky sukses mund te nxite konflikte me koleget. Tregohuni diplomate dhe modeste. Familja do jete mire.
Do jeni te lumtur me partnerin, por nuk do i shmangni dot edhe disa momente tensioni. Mos u shqetësoni këto do kalojnë shume shpejt. Beqaret nuk do kenë me frike nga martesa dhe angazhimet e tepruara. Çfarë prisni me? Kërkojeni këtë jave personin e duhur sepse është jave me fat për ju. Disa prej jush do kenë edhe fat ne planin financiar, por disa te tjerë nuk duhet te marrin shume rreziqe mbi kurriz sepse do te humbin shume. Shëndeti do jete i mire, vetëm se do jeni pak nervoze. Nuk do ju mundoje gjallëria dhe dëshira për te jetuar. Jeta profesionale do shkoje ne përgjithësi mire. Kujdes me ambicien e tepruar. Familja do ketë disa probleme.
Jeta ne çift do rrethohet nga qetësia këtë jave. Nuk do këtë shume entuziazëm dhe pasion por ju do ndjeheni mire. Për beqaret është një periudhe shume e mire për një lidhje serioze. Mos humbisni asnjë mundësi për te dale dhe për te takuar njerëz te rinj, sepse midis tyre mund te fshihet dhe personi qe po kërkoni. Financat për ju nuk do jene shume te mira. Kujdes me shpenzimet! Shëndeti do jete i mire por duhet te flini pak me shume qe te çlodheni. Takimet me miqtë do ju bëjnë edhe me mire. Gjate kësaj jave do zgjeroni horizontet ne jetën profesionale. Do ju jepen shume mundësi për te arritur ato qe doni. Familja do jete me e bashkuar.
Për pjesën me te madhe te çifteve nuk do ketë probleme. Partneri do jua përmbushë dëshirat dhe kjo do ju lumturoje pa mase. Kujdes duhet te bëjnë ato çifte ku njeri nga partneret është shume gënjeshtar. Mund t’ju gënjejë edhe ju. Beqaret do jene sa joshës aq edhe te turpshëm dhe te rezervuar. Përgatituni për një dashuri me shikim te pare. Edhe pse gjendja juaj financiare do jete e mire nuk duhet te shpenzoni shume. Ekuilibri fizik do jete i mire dhe nuk do keni probleme me shëndetin. Merruni pak me shume me aktivitet fizik qe te ndjeheni edhe me mire. Ne pune do bëheni te pazëvendësueshëm dhe kjo do ju sjelle avantazhe. Familja shume mire.
Marrëdhënia ne çift mund te ketë stuhi nëse nuk dini te silleni dhe veproni sipas impulseve. Kujdes, do vije një dite dhe partnerit do lodhet. Beqaret do kenë shume mundësi për takime këtë jave. Ndërmjet atyre qe do takoni mund te jete dhe personi qe do ju beje për vete. Nuk do bëni shpenzime pa kufi këtë jave dhe buxheti juaj do filloje te përmirësohet. Rezistenca fizike nuk do jete e mire, por kjo do kaloje duke u çlodhur. Pjesa tjetër e shëndetit do jete e mire. Ne pune do keni disa konflikte me koleget por edhe me shefat. Mbrojini te drejtat tuaja me çdo kusht. Ne familje situata do jete e qete dhe pa probleme. Kjo do ju mbushe shpirtin me gëzim.
Jeta ne çift do jete plot pasion dhe mjaft e nxehte. Do kaloni dite shume te lumtura me partnerin dhe nuk do donit te mbaronin kurrë. Edhe beqareve mund t’ju trokasë ne dere dashuria dhe pasioni. Do provoni ndjenja qe nuk i kishit provuar me pare. Gjithsesi duhet te qendrori realiste. Nëse do e menaxhoni mire buxhetin gjithçka do shkoje për bukuri. Ne rast te kundërt do ngeleni pa asgjë dhe do merrni edhe borxhe. Këtë jave duhet te shmangni çdo pune shume te rende sepse do lodheni shpejt dhe mund t’ju lere pasoja. Mundohuni te hiqni dhe stresin. Përfitoni nga mundësitë qe do ju jepen ne pune. Familja nuk do ketë probleme.
Gjate kësaj jave do reflektoni shume për lidhjen tuaj ne çift. E ardhmja juaj varet nga sjellja me partnerin. Gjithsesi duket se do vijnë dite te mira. Edhe beqaret do kërkojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te sigurte. Kjo dëshirë e juaja do habisë miqtë tuaj. Do keni plot takime interesante. Sektori i financave do vazhdoje te mbrohet nga planetët. Përfitoni për te bere edhe me shume shpenzime. Shëndeti do ketë disa probleme te vogla por nuk duhet te shqetësoheni. Mos konsumoni shume çokollate, pije me gaz dhe me shume sheqer sepse ju dëmtojnë. Do bëni hapa para ne karriere dhe kjo do ju rrite besimin ne vetvete. Familja do jete mire.
Këtë jave planetët do te nxisin konflikte dhe debate për çiftet. Megjithatë kjo është thjesht një prove qe ju do i bëni balle me sukses. Nëse ende jeni vetëm këtë jave do keni shume fat. Mund te takoni edhe personin me te cilën do kaloni jetën. Edhe ne planin financiar do keni shume fat. Ka ardhur koha te kërkoni një rritje rroge. Shikojeni çdo gjë me optimizëm. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Do jeni vetëm pak te lodhur dhe nuk do bëni gjumë te mire. Mundohuni te çlodheni here pas here. Ne pune do jete një periudhe mjaft e mire. Jeni realiste dhe kjo ju shton me shume piket. Ne familje do merrni vendimet e duhura.
Marrëdhënia ne çift do behet edhe me e forte se me pare fale durimit dhe mirëkuptimit qe keni me njeri tjetrin. Ju gjithashtu jeni liberale dhe kjo ju bën te ndjeheni me rehat. Beqaret do jene sensuale dhe do kenë shume takime dashurore. Fati do jete ne anën tuaj. Nëse s’keni besuar te dashuria me shikim te pare këtë jave do ndryshoni mendim. Situata financiare do jete me e mire sepse dikush do ju ndihmoje. Mos u shqetësoni fare për shëndetin, nuk do keni probleme. Planetët mund te provokojnë vonesa dhe probleme ne pune. Do e humbisni durimin ne një çast por gjithçka do rregullohet shpejt. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.