Dashi
Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të lindurit në shenjën e dashit. Çështjet që kishit lënë pezull do të zgjidhen të gjitha duke ju relaksuar. Raportit sentimental kushtojini më shumë vëmendje, për shkak se nuk e keni bërë një gjë të tillë kohëve të fundit. Me familjen do të keni një marrëdhënie harmonike.
Demi
Është një moment shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në dashuri dhe në raportin intim. Situata juaj ekonomike do të jetë e tillë sa që nuk do ju shqetësojë. Ndërsa ana fizike do të jetë e mirë, në sajë të aktiviteteve me të cilat jeni marrë kohëve të fundit.
Binjakët
Duhet të organizoni më mirë ditën tuaj të punës, pasi do të përballeni me disa probleme, për shkak të zvarritjes së përgjegjësive. Raporti me partnerin do të jetohet jo shumë harmonik, por gjithsesi mbetet pozitiv. Duhet të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, pasi ka ardhur momenti të merreni me aktivitet fizik, për t’u rikthyer në formë.
Gaforrja
Çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë, janë ashtu si zakonisht në qendër të mendimeve tuaja. Në periudhën e fundit, raporti me personin që doni është disi i turbullt. Gjatë ditës një person do ju vendos në një situatë vërtetë të sikletshme. Ndërsa në punë do të keni lajme të mira, pasi kolegët do ju ndihmojnë të çoni përpara një çështje me rëndësi.
Luani
Puna juaj më në fund do të vihet re, duke bërë që të merrni përgëzime nga personat që ju rrethojnë. Karriera juaj duket se po merr një kthesë pozitive. Do të ndiheni në formë të shkëlqyer, plot gjallëri dhe dëshirë për t’u marrë me lëvizje. Me personin që doni do të keni disa zënka, por në fund do të triumfojë dashuria. Raporti intim do jetë i kënaqshëm për të dy partnerët.
Virgjëresha
Kjo ditë do të jetë e mbushur me kënaqësi të shumta, si në punë edhe në jetën personale. Familja juaj do të mbështesë çdo zgjedhje të bërë, duke ju lumturuar. Edhe në punë, kolegët tuaj do jenë krenarë që punojnë me ju. Situata ekonomike po pëson rënie, por mos u shqetësoni pasi së shpejti do të merrni një shumë të konsiderueshme parash.
Peshorja
Do të keni një ditë pozitive, por shumë të ngarkuar. Orët e punës do të jenë të vështira, por do ju japin kënaqësi të mëdha, si dhe fitime që nuk i prisnit. Sa i përket fushës së ndjenjave, do të arrini të kaloni moment të këndshme me personin që doni, por mundohuni që ti mbani më shumë parasysh kërkesat e tij.
Akrepi
Do të zgjoheni të freskët dhe të mbushur me energji për të përfunduar gjërat. Përfitoni nga kjo gjendje e juaja psikofizike për të përfunduar disa aktivitete komplekse të cilat i keni lënë pas dore gjatë ditëve të kaluara. Situata financiare nuk do jetë shumë e mirë, por nuk është momenti për t’u alarmuar pasi gjendja pritet të ndryshojë shumë shpejt. Shëndeti ecën mirë, por mundohuni të flini pak më shumë.
Shigjetari
Kjo ditë nuk premton asgjë të mirë. Qysh në mëngjes do të përballeni me të papritura dhe do ju duhet të ndryshoni program. Mundohuni të ruani qetësinë. Në fushën e ndjenjave, ekziston mundësia që të grindeni me njeriun e zemrës, për shkak të mendimeve ndryshe. Mundohuni që të mos e ngrini shumë zërin.
Bricjapi
Nuk do të zgjoheni me humor të mirë. Zhvillimet e fundit negative, nuk ju kanë lënë të flini të qetë, ndaj do të ngriheni nervoz. Kjo gjë do të ndikojë negativisht në të gjithë ditën. Mundohuni të mos e teproni, pasi në të kundërt rrezikoni një sherr të fuqishëm. Situata ekonomike po përmirësohet gradualisht, por nuk është ende koha për të bërë shpenzime të shumta.
Ujori
Dita juaj do të jetë me ulje e ngritje, por nuk do të jetë çdo gjë e errët. Momenti më i mirë do të jetë në mëngjes, kur do të arrini të zgjidhni me energji një çështje pune, duke ju nxjerr në pozitë të mirë te eprori juaj. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare apo për të firmosur një kontratë. Këshillohet të prisni.
Peshqit
Dita premton emocione të forta pozitive si në punë edhe në fushën e ndjenjave. Orët e punës nuk do ju mërzisin aspak, por do ju mundësojnë fitime shtesë. Sa i përket dashurisë, do të ketë mundësi të mira për ata që janë vetëm që të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Shëndeti nuk do ju krijojë probleme, por kujdes me peshën.