Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kanë siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga Grupi A.
Holanda triumfoi 2:0 kundër Katarit, duke siguruar kalimin e grupit nga pozita e parë, shkruan Demokracia.com.
Për holandezët golat i realizuan Gakpo në minutën e 26-të dhe mesfushori Frenkie de Jong në minutën e 49-të.
Senegali në takimin tjetër e arriti fitoren e cila ishte jetike për ta, duke shënuar fitore 1:2 ndaj Ekuadorit në përballjen direkte.
Sarr hapi serinë e golave në minutën e 44-të kur shënoi nga penalltia.
Ekuadori barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Caicedos, por kundërpërgjigjja e kombëtares afrikane ishte shumë e shpejt.
Koulibaly konkretizoi vetëm dy minuta më vonë duke rikthyer epërsinë e Senegalit dhe njëherit duke ia siguruar reprezentacionit senegalez kalimin tutje.