GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Historiku i dëshmorit Bashkim Kerolli – shkruan Agim Hoti

18/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Historiku i dëshmorit Bashkim Kerolli – shkruan Agim Hoti
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Idriz Kerolli, u lind me 10 dhjetor të vitit 1971, në fshatin Polac të Skenderajt, nga nënë, Hamidja dhe babë, Idrizi. Shkollën fillore, “Drenica”, e kreu në vendlindje. Ishte fare i ri në moshë kur iu bashkua demonstratave të viteve 90-ta, në Mitrovicë, Skenderaj dhe në Drenas. Bashkimi, qysh në rininë e tij të hershme ishte i frymëzuar nga të parët liridashës si Hasan Prishtina, Azem Bejta, Shotë Galica e shumë atdhetarë të tjerë të trevës së Drenicës.

Në dimrin e 28 shkurtit të viti 1998 kur krisi pushka për Liri, Te 6 Lisat, në Likoshan e në Qirez, ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më vonë u bashkua me Ilaz Kodrën e Fehmi Lladrovcin dhe shumë bashkëluftëtarë të “Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës. Meqë nuk kishte armë të mjaftueshme për vullnetarët e lirisë, vendos që të niset për në Shqipëri, qysh në Grupin e parë të verës së vitit 1998. Ishte ndër vullnetarët e parë të kësaj zone që u nis me bashkëluftëtarët e tij për të marrë armatim dhe municion për nevojat e luftës.

Grupi i parë u nis me 15 qershor të vitit 1998, nga Likoci i Drenicës, në përbërje të së cilit ishin diku mbi 1 mijë e 300 luftëtarë në mesin e tyre: Isuf Hoti, Xhemë Koca, Sabit Koca, Qazim Xani, Bali Goxhuli, Murtez Dajaku, Musli Geci e shumë luftëtarë të tjerë. Ishte njëri ndër grupet më të mëdha i organizuar nga Komandanti Bekim Berisha (Abeja), dhe luftëtari i lirisë, Bedri Shala.

Pas tre ditë udhëtimi në këmbë nga Likoci arrijnë në Junik pastaj në Gjocaj e në Stane të brezit kufitar arrijnë në Tropojë. Aty kanë qëndruar rreth një muaj, janë stërvitur nga komandantët; Bekim Berisha Abeja, Bedri Shala, Xhabir Zharku, Musli Geci e të tjerë. Më 15 korrik të vitit 1998, grupi i armatosur arrin deri në kufi.

Në orën 2:15 minuta të datës 17 korrik 1998, bien në pritën e forcave serbe tek vendi i quajtur “Rrasa e Zogut” në Padesh. Ishin shumë bashkëluftëtarë në momentin e rënies në pritë.

U zhvilluan luftime të ashpra mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së. Forcat ushtarake serbe përdorën raketa ndriçuese pastaj minahedhës e armë të tjera të rënda. Me të rënë predha e parë e armikut serb, Bashkim Kerollin, e godet në kokë pjesa e minahedhësit, dhe ndërron jetë në prehrin e bashkëluftëtarit, Agim

Hoti po ashtu i plagosur rëndë. “Aty janë plagosur rëndë, edhe Qazim Xani, Isuf Hoti, Murtez Dajaku, Xhemë Koca, Arben Muqaj, Bali Goxhuli, Sabit Koca, Esat Jashari e shumë bashkëluftëtare tjerë. “Pas plagosjes jemi tërhequr zvarrë deri në kufi. Disa kanë kaluar kufirin, ne të plagosurit kemi marr ndihmën e parë, në Tropojë në ambulantë, pastaj në spitalin regjional të Bajram Currit. Pastaj jemi bartur me helikopter në spitalin ushtarak në Laprakë të Tiranës. Pas një muaji jemi shëruar prapë jemi ri organizuar për të hyrë në frontin e luftimeve në Kosovë. Aty ishim bashkë me Bekim Berishën e Bedri Shalën. Ata janë ndalur në Junik. Ne këmbë hymë në Junik e vazhduam deri ne Likovc”.

Pastaj vazhduan luftimet ku ishin të pranishëm luftëtarët e lirisë edhe në luftime tjera anë e kënd vendit deri në çlirimin e vendit. Më 30 mars të viti 2013, nga familjaret dhe bashkëluftëtarët janë gjetur eshtrat e Bashkim Kerollit, “Te Rrasa e Zogut” në vendin ku kishte rënë. Isuf Hoti nuk u ndal deri sa i gjeti eshtrat e bashkëluftëtarit dhe i solli mbi supe. Bashkim Idriz Kerolli u varros në Polac, pastaj është ri varrosur në Kompleksin Memorial, në Marinë të Skenderajt. Bashkimi ka lënë pas vetës vëllezërit: Rrahimin, Brahimin e Afrimin dhe motrat Sadinë e Resminë.

Familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga SHP i UÇK-së, nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, si dhe nga shoqatat e luftës. Një rrugë në Polac mban emrin e dëshmorit, Bashkim Kerolli. Urdhri “ Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë i është ndarë nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi.

Shkruan: Agim Hoti

 

Tags: Agim HotiBashkim Kerollideshmor
ShareTweetShare
Previous Post

Historiku i dëshmorit Adem Ramadan Ademi – shkruan Agim Hoti

Next Post

Tiranë: Arrestohet 32 vjeçari nga Kosova, i gjendet kokainë në banesë

Next Post
Plagosi me thikë 55-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Tiranë: Arrestohet 32 vjeçari nga Kosova, i gjendet kokainë në banesë

Lajmet e fundit

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

Raportoi se ia kanë vjedhur targat e veturës, policia zbulon se i janë konfiskuar në një shtet tjetër

18/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Vetaksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

18/05/2025
Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

Çfarë shkroi Marko Gjuriq për takimin me Nexhmedin Spahiun në zyrën e tij në Beograd

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.