Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, tha se marrëveshja e Ohrit është akt tradhëtie dhe e papranueshme, përcjell Gazeta Papirus.
Ai shtoi se tani është koha që organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së dhe veteranët e luftës ta ngrenë zërin që Kosova mos ta humbasë sovranitetin, të cilin e ka fituar me gjak, mund dhe sakrificë.
Berisha theksoi se marrëveshjen nuk mund ta ndalojnë, por mund ta ndalojnë implementimin e saj, që sipas tij do t`i shkaktojë dëm Kosovës.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
“Ftes për aktivizim!
Të dashur bashkëluftëtar, veteran të UÇK-së!
Ka ardhur koha që Ne të ngremë zërin dhe të mos lejojmë që vendi ynë Kosova të degradoj e të humb sovranitetin e fituar me mund, sakrifica e gjak.
Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë!
Për Ne marrëveshja e Ohrit është e pa pranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!
Tani kjo marrëveshje ka ndodhë dhe Ne ndoshta nuk do të mundemi ta ndryshojmë por ajo që mund të ndryshojmë është përkushtimi ynë që të mos vazhdoj implementimi i kësaj marrëveshjeje në dëm të mëtejshëm për Kosovën.
Kjo bëhet me aktivizimin tuaj, me përkushtimin tuaj, duke u bëre gardian të lirisë dhe sovranitetit të vendit!”/Gazeta Papirus/