Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook, ka folur për seancen e kuvendit,
statusi i tij :
E lëshoj “bajrakun” edhe ky!
Sot, në seancën e Kuvendit me një abstenim unanimisht u kalua Projektligji nr. 08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Mali të Zi, në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Është një hap i mirë në drejtim të përmbushjes së synimeve tonë për integrime euro-atlantike.
Por, ajo që befasoj ishte, mos bëzaja apo heshtja e LVV, dhe AAK dhe një pjese të qeveris e Kryeministrit revolucionar, lidhur me ‘’kontekstin’’ e hapur që kemi me Malin e zi rreth kufirit në mes dy vendeve. Pra, për tetë mijë hektarët që i kemi humbur!?
Ku mbeti revolucioni? Ku mbeten institucionet që u dogjën e shkatërruan? Ku beton policët që u lënduan e mbeten invalid nga Molotovi me llak (mjet terrorist)?!
Si po ulen në karrigen e Kryeministrit po e lëshojnë bajrakun!
/Gazeta Papirus/