Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e ka përsëritur se çështja kryesore lidhur me përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai për N1 tha se themelimi i Asociacionit është “nevojë urgjente”.
“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni,” tha Hill.
Ai nuk ka dashur të komentojë dokumentet që kanë “rrjedhur” në media, por ka theksuar seqëndrimi i negociatorëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë”.
Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë ditës së djeshme përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.
Ai tha se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive.
“Shtetet e Bashkimit të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. E dyta është se kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet, të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë. Bashkimi e Bashkimit të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e lirë për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili
është sovran, demokratik, shumëetnik dhe i pavarur. Dhe ne sjellim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve.”, deklaroi Hovenier.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se Asociacioni nj etnik në Kosovën me kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm.