Nuk ishte e lehtë për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidnetin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse vendimet dhe gjërat që duhet menduar janë të vështira, megjithatë ndjej se ka përparim, ka thënë ambasadori amerika në Beograd, Christopher Hill.
Hill, vazhdoi të thotë se “njëra nga elementet më të rëndësishme” është “fakti që Prishtina duhet të themelojë Asociacionin e Komunave [të banuara me shumicë] serbe”.
“Sigurisht se ka edhe gjëra tjera që Kosova duhet t’i bëjë, por mendoj se e tëra kjo çon në një situatë më të mirë brenda Bashkimit Evropian, dhe se kjo mund të shihet si marrëveshje mes Prishtinës dhe Brukselit”, tha Hill, ndërsa shtoi se “e njëjta gjë mund të thuhet edhe për palën serbe”.
Kujtojmë se Christopher Hill zhvilloi vizitë dy ditore në Luginë të Preshevës ku u takua me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve.