Hilary Duff ka folur me E!News rreth fotove nudo për “Women’s Health” duke e quajtur eksperiencën “të frikshme”.
“Unë thjesht nuk jam nga ata njerëz që ecin lakuriq nëpër shtëpi. Kështu që pyeta nëse duhet të hiqja gjithçka…” -rrëfeu Duff. “Ishim në një shtëpi që ishte e ekspozuar ndaj një numri të madh shtëpish të tjera. Kështu që unë thashë: Shpresoj që të mos ketë fëmijë që të shikojnë nga dritarja tani.”
Megjithatë, Hilary tha se dëshiron që njerëzit ta dinë se një artist grimi ka vënë shkëlqim në të gjithë trupin e saj dhe dikush e ndihmoi të merrte pozicionin më lajkatar për fotot.