Në Mitrovicën e Veriut është hedhur një shok-bombë pranë një objekti hotelerie në Mitrovicën e Veriut, ku po qëndronin deputetët e Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Jovanoviq, Danijela Nestoroviq dhe Miroslav Aleksiq.
Kështu po raporton N1-shi serb, duke thënë se ata ishin ulur tek një restaurant kur ndodhi ngjarja, përcjell Gazeta Insajderi.
Deputetët serbë, sipas mediumit, erdhën në Kosovë për “t’i përkrahur serbët”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pasur ndonjë njoftim për vizitën e tre deputetëve serbë në Kosovë.