Me fitore të Holandës ka mbaruar ndeshja e grupit D mes Polonisë dhe Holandës.
Ndeshja u mbajt në ‘Volksparkstadion’, ku një lojë fantastike u zhvillua.
Hapat për të mirë në fillim i kishte Polonia, ku Buksa dha golin e parë në minutën e 16′.
Po nuk shkoi shumë e Holanda u rikthye me barazim në minutën e 29′, nga Gakpo, njofton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, e më fillim të ndeshjes së dytë nuk pati ndonjë shpërthim të menjëhershëm.
Por në minutën e 84′ erdhi në shpëtim Weghorst i cili dha golin e fitores për Holandën.