Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Panqe Toshkovski, ka folur për hetimet që janë zgjeruar nga tragjedia që ndodhi në Koçan, ku u përfshi nga flakët një klub nate dhe mbetën të vdekur 61 persona dhe u lënduan më shumë se 200 të tjerë.
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se ligji vlen për këdo që bën gabim.
Sipas TV21, Toshkovski theksoi se nuk do të lejojnë që ky hetim të jetë nën ndikimin e politikës.
“Ligji vlen për këdo që bën gabim. Nuk guxojmë të lejojmë që ky hetim të jetë nën ndikimin e politikës. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë”, tha Toshkovski.
Raportohet se sot Policia e Maqedonisë së Veriut, i ka arrestuar 23 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në operacionin ilegal në klubin e natës në fjalë, transmeton Gazeta Papirus.