Në nëntor të këtij viti ishte lajmëruar për helmime nga ushqimi të disa nxënësve në Shalë të Lipjanit.
Sipas raportit të Policisë të ardhur sot, ata ishin helmuar në një lokal të “Fast Food”, shkruan lajmi.net.
Që atëherë, AVUK kishte marrë mostrat dhe i kishte dërguar për analiza.
Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive .
Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.