Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të ndëshkuar FC “Prishtina” për shkelje të rënda në organizimin e ndeshjes kundër FC Drita, e zhvilluar së fundmi në kuadër të elitës së futbollit kosovar.
Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, xhirimeve televizive dhe fotove të siguruara, është evidentuar se tifozët vendas, “Plisat”, kanë hedhur mjete piroteknike (plasëse) në disa momente të ndryshme gjatë ndeshjes – konkretisht në minutat 32, 37, 38, 40 dhe 51.
rsa dy flakadanë janë hedhur direkt në fushën e lojës, në zonën e 5-metërshit, duke shkaktuar dëmtim të terrenit të lojës.
Ky veprim përbën shkelje të rëndë të rregullores disiplinore, duke cenuar sigurinë në stadium dhe rrjedhën normale të takimit sportiv. Komisioni pritet të marrë masa ndëshkuese ndaj klubit FC Prishtina për “lëshim në organizimin e ndeshjes” dhe moskontrollimin e sjelljes së tifozëve të vet.
Mbetet të shihet se çfarë mase konkrete do të merret nga organet përkatëse të FFK-së në ditët në vijim./Gazeta Papirus/