Lutfi Haziri, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar ngërçin në kuvend, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, dhe liderin e saj Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit ka mendësi të imponimit
Haziri, ka thënë se situata e tanishme është bërë e neveritshme.
‘‘Në dialog politik kurrë nuk ndodh që partneri në bisedime ta imponon emrin, dhe fundja është e drejt e tyre me propozua kanë të jau don qefi. Nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm. Kjo është vlerësimi që e bvën partia e parë se çfarë lloj profili politik don me emërua si kandidat. Në mendësinë e tij si lider i partisë së parë, është me imponuar dhe ka politikë të aktit të kryer, veprim i njëanshëm, është çështje e mendësisë. Por demokracinë prej partisë tanë në qeveri mundesh me bartë, por s’mundesh me imponua tek të tjerët. ME të thënë të drejtën, përgjegjësia i takon atij që e ka, vetëm me propozuar nuk është e mjaftueshme. Është bë e neveritshme për mua e lërë më për njerëzit’’, ka thënë ai.