Lutfi Haziri i LDK-së, ka komentuar rastin e skandalit financiar ku dyshohet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe mbrojtjen që i kanë dhënë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Haziri ka thënë se Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë mbrojtur veten kur kanë mbrojtur edhe Berishajn.
“Së pari e kanë mbrojtur veten. Ambasadorin Martin e kanë mbrojtur qytetarët që e njohin. Ky më shumë ka qenë përqafim. Përqafim i mafisë. Sepse ky skandal do të zbardhet. Do të hetohet nga Kroacia e pastaj nga Sllovenia e edhe Mali i Zi”, tha ai në T7.
Tutje ai shtoi se Berishaj do të jetë “viktimë politike”
“Martin Berishaj do të jetë viktimë politikë në fund”, ka thënë ai. /Gazeta Papirus/