Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për u.d së presidentit Vjosa Osmani dhe listën e saj se kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-leniniste.“Më vjen keq që Fatoni dhe grupi i tij kanë kaluar në një listë të majtë ideologjike, në një listë marksist-lenisite, në një listë të cilën Peci e ka luftuar”, është shprehur Haziri.
Tutje, Haziri foli edhe për deklaratat e Osmanit ku kjo e fundit tha se ishte e ndikuar derisa kishte folur për Kuritn.
“Ajo është e pandikuar, Vjosa Osmani nuk mund të ndikohet nga askush. Nëse po flisni për një zonjë që ka guxim politik, nuk mund të flasim për ndikueshmëri. Nëse atëherë ka qenë e ndikueshme, sot nga kush është e ndikueshme? Për mua ka qenë shumë e butë në krahasim me rivalin kryesor, VV-në”, ka thënë Haziri.
“Servilë, sejmen dhe lëpirësa të politikave të LDK’së janë mu ata që fshehën pas këtyre thënieve, unë i ftoj me u kundërshtu me mu në një debat të hapur, kudo që dojnë këta. Krejt servilët e LDK-së dhe ata që politikat e LDK-së i kanë realizuar për qëllime personale të përkthyera në pozita… janë bë bashkë sepse dojnë hale ma shumë me shfrytëzu LDK-në”, ka thënë Haziri.
“Ajo listë kundërshton rugovizmin. Në këtë grup ka hy edhe Fatoni vetë, por do ta shohim pas 14 shkurtit”, shtoi Haziri.