GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Haziri: Ne e kemi bë Presidente, Osmani duhet me i respektu fjalët e saj në raport me LDK

13/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Lutfi Haziri: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe më 2017 në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për njëanshmëri në ushtrimin e mandatit të saj.

Ai ka thënë se shefja e shtetit nuk po sillet sipas mandati të saj kushtetues, i cili ai përcakton që ajo të jetë mbi palët.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haziri ka thënë se e para e vendit nuk duhet të mbajë anën e Qeverisë.

“Kushtetuta ia jep autorizimin të jetë mbi palët. Presidentja e thirre e LDK-në dhe partitë tjera me i njoftu për sanksione kundër Rusisë për Ukrainën, e nuk ka ndodhur asnjëherë me i ftu(partitë) për probleme të brendshme në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë. Nuk ka autorizime në këtë proces, por ka përgjegjësi. Procesi duhet me u garantu, garantues kushtetues duhet me qenë dikush”, ka thënë Haziri.

Intervistë / Intervistë | Haziri: Kurti e ka përjashtuar nga dialogu Konjufcën dhe Osmanin
Ai ka thënë se presidentja sidomos në raport me LDK-në duhet t`i mbaj premtimet e saj.

I dyti i LDK-së ka bërë me dije se kjo parti Osmanin e ka votuar për presidente pa asnjë kusht.

“Duhet me i kujtu fjalët, premtimet dhe orientimet e veta para se me u bë presidente, sepse ajo i ka takua të gjitha partitë politike, jo vetëm LDK-në. Por ne e kemi votu, ne e kemi bë presidente dhe duhet me na i respektu fjalët e saj në raport me LDK, jo në të kundërtën. Sepse ne nuk kemi lyp kushte”, është shprehur ai.

Haziri ka treguar se e para e vendit nuk duhet të marrë miratimin e kryeministrit për ushtrimin e kompetencave të saj.

“Sot cili është roli presidentes në përzgjedhjen e një organi kushtetuese. Pse duhet presidentja me e marrë kryeprokuror të shtetit dikën që i pëlqen kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Pra, nuk mundet dikush me u bo kryeprokuror derisa nuk i pëlqen atij. Kjo është ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Osmani duhet t`i marrë parasysh gjitha qëndrimet e palëve.

Në të kundërtën, ka thënë ai, presidentja mund të quhet edhe si notere e kryeministrit.

“Roli i presidentes për mua është atëherë kur mbi palët sjell vendim të pranushëm për shumicën e madhe. Ajo që thotë Churchillui: opozita është pjesa e shëndetshme e pushtetit. Pra, edhe shumicës se opozitës duhet të mi pelqy një vendim, jo vetëm partisë në pushtet. Sepse atëherë të tjerat fillojnë me të thirrë notere”, ka thënë ai

LDK-ja nuk i ka ra pishman
Nënkryetari i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe vitin 2019, kur ishte në konkurrencë me Osmanin për të marrë nominimi e partisë për kandidat për kryeministër.

Haziri ka thënë si ishte ai që vullnetarisht ka lëshuar pe dhe Osmani është zyrtarizuar si kandidate e LDK-së për kryeministre.

Zyra e Presidentes / Dy vjet në presidencë: Sa harxhoi Vjosa Osmani me kabinetin e saj?
Ndër të tjera, ai ka treguar se LDK-ja asnjëherë nuk është sjell me revanshizëm ndaj Osmanit.

“Dhe znj. Osmani si kandidate për kryeministre e LDK-së ka kaluar në një listë tjetër politike dhe është bërë presidente e Republikës dhe ne nuk jemi sjell me revanshizëm. Unë kam qenë kandidati kryesor për kryeministër dhe unë kam leshu pe, kam tolerua dhe kamë thënë “po” po ndërtojmë unitete të brendshëm, je kandidate e jonë për kryeministër. Për 6 muaj është bërë presidente. Ky është vendimi i saj nuk është i yni. Atë vendim ne e kemi çuar deri në fund, edhe kur ka ndërruar kamp politik dhe kur ka shkuar me rivalin tonë politike, ne ia kemi dhënë votat dhe e kemi bërë presidente”, ka thënë Haziti.

Zyrtari i LDK-së ka theksuar se nuk i ka rënë pishman që ia kanë dhënë votat për presidente.

“Jo unë nuk i kam ra. Por kolegët e mi që me kanë fol për me pranu si vendim i kanë ra. I vetmi jam që nuk i kam ra pishman. Sepse në momentin që e kam pranua e kam parë me bindje të plotë, por të tjerët që kanë ndikuar në ndryshim të mendimit, me kanë thanë: na vije keq që ta kemi tërhequr mbështetjen dhe të kemi lut me ia dhënë mbështetjen dikujt tjetër”, ka thënë Haziri.

ShareTweetShare
Previous Post

‘Rroftë miqësia serbo-kineze’, Goran Rakic vizitë në Partinë Komuniste të Kinës

Next Post

“Propaganda s`kalon”, “Laboratori i fake news -it”: VV-ja “gozhdohet”, pasi u kap duke prodhuar lajm të rremë

Next Post
“Propaganda s`kalon”, “Laboratori i fake news -it”: VV-ja “gozhdohet”, pasi u kap duke prodhuar lajm të rremë

“Propaganda s`kalon”, “Laboratori i fake news -it”: VV-ja "gozhdohet", pasi u kap duke prodhuar lajm të rremë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.