Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka cilësuar situatën aktuale një krizë politikë për të cilën ka thënë se “do të thellohet”. Sipas tij, pa marrëveshje politike nuk do ketë ecje përpara.
Ai ka folur edhe për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, ku tha se ky tashmë është proces politik, e jo procedural.
Haziri tha se brenda Vetëvendosjes ka emra të tjerë për postin e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se “ka qenë befasi lëvizja e Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit”./Gazeta Papirus/