Albulena Haxhiu, e cila drejton Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se do të ishte e gatshme të jepte dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton.
“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë në jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.
Haxhiu në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave.
Ajo ka thënë se kjo është një betejë e rëndë, porse nuk do të ndalen.