Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë duke punuar për hartimin e kurrikulave, që për bazë ka trajtimin e dhunuesve.
“Është jadhtëzakonisht e rëndësishme përgjegjësia nga të gjitha institucionet kur bëhet fjalë për të drejtat e vajzave dhe grave…Ne jemi duke punuar për hartimin e kurrikulave për trajtimin e dhunuesve. Në kuadër të fushatës të 16 ditëve të aktivizimit ne kemi lansuar kurrikulën për trajtimin e dhunuesve. Kemi ofruar ndihmë juridike falas për vijtimat e dhunës, pavrësisht gjendjes socio-ekonomike të tyre. Për herë të parë, buxheti për atrehimoret është shumë më i madh se herave të kaluara”, tha Haxhiu.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport deklaroi se presin që gjatë vitit të ketë një Ligj të ri për Dhunën në Familje. Ai tha se çdo lloj forme e dhunës në familje reflekton në pushtetin mes burrave dhe grave.
“Është shumë me rëndësi të theksohet theksi që e kemi vën në këta udhëzues, sepse është me rëndësi që janë të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë t’i përdorin. Dhuna në familje është fenomen i të gjitha vendeve tona dhe kryesisht ndikon te gratë dhe vajzat dhe kanë ndikim shkatërrimtar në komunitete. Nuk mund të tolerojmë krime të tilla më. Kryerësit e dhunës në familje duhet të përballen me drejtësi. Është shqetësuese se në Kosovë, rastet e raportuara të dhunës në familje janë në rritje”, tha ai.
Më tej, ai shtoi se këta udhëzues do të ndihmojnë institucionet gjegjëse dhe të njëjtit janë zhvilluar përmes një vlerësimi që është bërë paraprakisht.
Ndërsa, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot tha se ka hapa prapa të gjendjes së grave në botë.
“Të drejtat e abortimit mohohen dhe për këtë arsye është duke u bërë punë në parlamentin francez, ku po synohet ndryshimi i kushtetutës…. pse po e financon Franca këtë projekt? Franca ka traditë të gjatë për angazhimin e të drejtave të njeriut. Të drejtat e grave dhe vajzave janë prioritet për ne. Kështu që vetëm pak vende në botë kanë diplomaci feministe”, tha diplomati francez.