Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë e dinë që UÇK-ja nuk ka pasur kaq shumë veteranë, sa ka në listat aktuale.
Sipas saj, të gjithë e dinë që Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë.
Ajo ka theksuar se në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje
“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minut se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministrja në RTV21.