Ministraj e Drejtësisë Albulena Haxhiu me anë të një shkrimi, ka akuzuar rëndë Sami Lushtakun se i ka prerë rrugën eskortës së kryeministrit Kurti, me qëllim ta sulmonte.
”Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin.Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, thuhet në postimin e Haxhiut.