Opozita pas ndërprerjes se seancës konstituive treguan pse nuk votuan raportin e komisionit. Ata thanë se Kurti, duhet të jep dorëheqje dhe se nuk mund të i ketë dy funksione, deputet dhe kryeministër.
Lidhur me këtë ka reaguar, Albulena Haxhiu e cila e quajti hipokrizi, transmeton Gazeta Papirus.
“Për opozitarët dhe hipokrizinë me veprimin e sotëm e deklarimet e tyre“, tha ajo.
Haxhiu publikoi edhe një video nga koha kur Hashim Thaçi, po votonte si deputet edhe pse ishte kryeministër.
Po, harroi se ishte vetë Qeveria Kurti që miratoi ligjin e ri që ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022.
Çka thotë ligji i ri?
Ligji parasheh që anëtarët e Kabinetit qeveritar të cilët zgjidhen Deputet duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, para certifikimit të rezultatit të Zgjedhjeve.
Pika 1 e Nenit 26 e këtij Ligji thotë: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të Zgjedhjeve.