Bekim Haxhiu nga PDK, ka treguar detaje lidhur me mundin që sipas tij po e përjeton familja Koci, në përballjen me sistemin shëndetësor, në sfidën që po e kalojnë me familjarin e tyre, njëherit me njërin prej ish-udhëheqësve të UÇK-së, Gani Kocin.
Haxhiu teksa foli për sakroficën që po e bën familja Koci, kritikoi Qeverinë për sipas një sistem shëndetësor të korruptuar.
“Uroj që baca Gani të shërohet sa më parë dhe ta kaloj këtë sifdë shëndetësore! E dhimbshme sa shumë mundime, sakrificë, shpenzime po perjeton familja Koci në përballje me smundjen e familjarit të tyre, por më e dhimbshme përballja me një sistem shëndetësor të korruptuar, që nuk ofron shërbime shëndetësore të domosdoshme, nuk ofron terapinë për pacientët qe kanë nevojë, si në rastin e Gani Kocit nje nga udhëheqesit e UÇK-së. Kjo qeveri nuk kujtohet për ushtarët e gjallë por vetëm për të vdekurit. Ti je shkëmb që nuk rrëzohesh baca Gani dhe do ja dalësh me ndihmën e Zotit e familjes tënde”, tha ai.