Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së dy qytetarëve në Pejë si pasojë e vërshimeve të dendura nga shiu gjatë ditës së djeshme.
Haxhiu ka shpresuar që ngjarja si kjo të jetë e fundit që ndodh jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore, por edhe si papërgjegjësi institucionale.
Institucionet lokale atje si dhe mekanizmat të tjerë shtetëror po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë dhe duhet të bëhet maksimumi në kushtet optimale të rregullimit infrastrukturor që vërshimet e tilla të mos përsëriten”.
“Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që kjo të jetë ngjarje e fundit e trishtë që ndodhë jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore por edhe si papërgjegjësi institucionale në ndërtimin cilësor të infrastrukturës urbane”, u shpreh ajo.