Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, i ka thënë kryetarit Leposaviait, Lulzim Hetimit që të mos dorëzohet.
Kjo pasi, Haxhiu thotë se përmes një udhëzimi administrative Kurti po përpiqet që ta largojë Hetimin nga komuna e të shpall zgjedhje të reja.
”Serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, ka thënë Haxhiu.
Ai i ka thënë Hetimit që të mos lejojë që “të tallen serbët me të”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qëndro Lulzim Hetemi, mos u dorëzo!
Albin Kurti po mundohet me të largu nga Komuna me një Udhëzim Administrativ.
Serbët me protesta e dhunë nuk arriten me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojn me Udhëzim Administrativ (UA).
Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj.
Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit.
Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr.
Albin Kurti fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush.
P.S.
Albin Kurti me sejment e tij janë Kali i Trojës në Qeveri