Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shqetësuese se edhe përkundër rasteve të dhunimeve , si ai i 11-vjeçares, nuk ka reflektim institucional dhe dorëheqje morale për krimet që kanë ndodhur.
“Më shqetëson se edhe përkundër që po ndodhin këto raste, nuk ka reflektim institucional dhe dorëheqje morale për krimet që kanë ndodhë”, tha Haxhiu në emisionin “Tempus” në KTV.
Ajo tha se inkurajon viktimat e krimit që të paraqiten në Qendrën për Ndihmë Juridike, për t’iu ofruar ndihmë në aspektin juridik.
Haxhiu tha se konsideron që ka shumë probleme në sistemin e drejtësisë, marrë parasysh rastet e fundit të vepravae penale që po ndodhin, ku e përmendi rastin e 11-vjeçares.