Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka folur edhe përsëri për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), duke thënë se institucionet e drejtësisë nuk po kanë vullnet për ta zgjidhur rastin “Dehari”.
Ajo ka thënë se nuk e di arsyet se pse nuk ka vullnet për zgjidhjen e rastit të tij, mirëpo sipas saj, ky rast kërkon prokurorë me integritet të lartë profesional, duke nënkuptuar se prokurorët e tanishëm nuk kanë integritet të lartë.
“Edhe rasti Dehari edhe rasti i vjedhjes së mostrave është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale. Unë uroj që sa më parë Prokuroria Speciale të veprojë sepse vetëm gjate kësaj kohe i kemi dërguar mjaftueshëm dokumente, por edhe nëse bazohemi edhe në raportet e Institutit zviceran. Nuk po ekziston vullneti nga institucionet e drejtësisë, nuk mund ta di se përse nuk po ekziston vullneti mirëpo rasti Dehari kërkon prokurorë me integritet të lartë profesional. Unë besoj që ka Kosova prokurorë që kanë guximin e integritetin profesional për të adresuar raste të tilla që janë edhe më të ndjeshme” – ka thënë ajo.
Më tej, për akuzat e deputetët aktualisht të VV-së, Haki Abazit, minsitrja Haxhiu e ka akuzuar atë se po e përdor rastin për qëllime të ulëta.
“Ai në një konferencë për media kishte thënë që ka incizime por kur ka shkuar dhe ka dëshmuar asnjëra prej tyre, prandaj është fatkeqësi se si përdoret një rast për qëllime të ulëta.” – ka theksuar ajo.