Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, beson se nga tetori, kjo parti do të qeverisë me komunat e Kosovës.
“Glauku tha për këta kryetarët e komunave në lista, po thojnë kena me nejt në komunë – kanë me nejt në komunë deri në zgjedhjet lokale, e pas zgjedhjeve dihet kush qeverisë me komunat: Lëvizja Vetëvendosje” – tha ajo.