Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se në SHSKUK po vazhdon keqmenaxhimi.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shpërndarë një video dhe disa foto nga spital i fëmijëve duke thënë se ky spital është pa laborator dhe jo funksional.
‘’Spitali i ri fëmijëve pa laborator dhe ende jo funksional me të gjitha kapacitetet e tij’’ ka thënë Haxhiu.
‘’Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme’’. /Gazeta Papirus/