Gjatë mbrëmjes së djeshme, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë, u pyet se a mund ta konfirmojë nëse është e vërtet se do të jetë propozimi i VV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
E njëjta u përgjigj duke thënë:
“Jo as këtu nuk ka. Deri tani jo. Mua herë po më lënë në ministri, herë shefe e grupit parlamentar as kryetar ee Kuvendit. Asnjëhera nga këto nuk qëndron, por e them se kudo që të jem, detyrën time do ta kryej me përgjegjësi”, tha ajo.
“Nuk e imagjinoj veten në asnjërën prej këtyre pozitave”, tha Haxhiu në Politico.
Sot, Kuvendi i Kosovës, në dy tentime ka provuar të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në pozitën e së cilës nga Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun por ka dështuar me vetëm 57 vota për.