Pas video-inçizimit të tretë Kusari-Lila-Simiq ku përmendet edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ky i fundit.
Haxhiu duke iu referuar VV-së dhe Kusari-Lilës ka thënë se të njëjtit janë llumi i shoqërisë kudo që flitet shqip.“Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.Turp ju qoftë” shkruan Haxhiu në reagim.
Reagimi i plotë:
Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?! LVV ➡️ Krejt dhe Drejt➡️ te Radojçiqi!
Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!
Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.
Turp ju qoftë! Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë. Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve. Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj. Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot.