Nga sot ka filluar Java Kundër Korrupsionit e cila përfundon me 9 dhjetor.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se “Kosova nën qeverisjen tonë ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit, kjo vërtetohet edhe në raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare si Transparency International dhe WorldJustice, të cilat Republikën e Kosovës e kanë renditur lartë si kurrë më parë”.
Siç thotë ministrja, “puna dhe përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit vazhdon të jetë e intensitetit të njëjtë”.
“Kjo javë e gjen Republikën e Kosovës me iniciativa reformuese si Vettingu e Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pakoja e ligjeve për Prokurorinë bashkë me Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e deklarimin e pasurisë.
Këto janë dëshmi e përkushtimit tonë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në secilin sektor.
Përshëndes aktivitetet e shoqërisë civile dhe zotohem për bashkëpunim në jetësimin e reformave!”, shkruan tutje ajo.