Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të një personi i cili pretendon se një njeri i afërt i Kurtit i ka kërkuar dëshmitar katolikë kundër Hashim Thaçit .
Deputeti Haxhiu ka thënë se kjo qeveri po e dëshmon se është anti UÇK-së.
Po ashtu ai ka thënë se kjo qeveri po manipulon me shifra, duke deklaruar se nga buxheti kanë marrë pension 36 mijë veteranë të UÇK-së dhe jo 60 mijë siç deklaron qeveria për muajin qershor.
Haxhiu ka kërkuar që personi Ndue Gjinaj duhet të tregojë se cilin zyrtar të PDK-së kërkoj Kurti ta likuidojnë fizikisht.
“ Kishte shfaq dëshirën e likuidimit fizik të një zyrtari të PDK-së, te sekseri i tij Ridi, duhet z.Gjini te tregoj vrasja e kujt eshte kerkuar nga Kurti, pse, pse qenka deshira e Albinit te vritet ai kuader i PDK-së?” – shkruan Haxhiu.