Të enjten Projektligji për tërheqjen e 30 përqind të Trustit do të jetë sërish në rend dite.
Por, duket se sërish partia më e madhe Lëvizja Vetëvendosje do të jetë kundër.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka edhe nga LVV deputetë që do t’i thonë PO Trustit.
“Patjetër që ka deklarime edhe nga deputetë të Vetëvendosjes, të cilët do ta mbështesin këtë iniciativë të qytetarëve për tërheqjen 30 për qind të Trustit. Por, e kemi parë edhe në Komisionin për Buxhet dhe Transfere që dy deputetë që kanë abstenuar dhe nuk kanë votuar kundër këtij Projektligji”, tha Haxhiu në Info Magazine.
Haxhiu tha në Klan Kosova se ky Projektligj duhet patjetër të kalojë.