Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se mbrëmë është ngrohur me batanije në shtëpi, ndërsa ka thënë se shpreson që deputeti Haxhiu të mos ftojë konferencë për media për shkak të përgjigjes së tij.
Haxhiu në anën tjetër ka thënë se Kurti po tallet me popullin duke ju kërkuar të ngrohen me batanije.
“Edhe pse kurrë s’jam pajtuar me rrenat e Albin Kurtit sonte pajtohem se ky njeri karrierën politike e ka ndërtuar nën ‘batanije’. Pra kur unë në vitin 2014 e kisha publikuar takimin e Albin Kurtit me agjentët serbë të BIA-s, në fshatin Binqe të Klinës, pak kush e besonte, sonte Albin Kurti e dëshmoi vet, në konferencë për media”, ka shkruar Haxhiu, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se “batanija e Klinës në Binqe” dhe “batanija e Albin Kurtit në shtëpinë e tij” kanë të njëjtin mision, për të cilin Haxhiu ka thënë se është degradimi i Kosovës në të gjitha sferat e saj.
“Ky kryeministër që premtonte zhvillim të IT-së e të ekonomisë, sot popullit ia ofron ‘batanijen’, si zgjidhje për ngrohje, në vend të energjisë”, ka shkruar Haxhiu.
Në fund, deputeti Haxhiu ka thënë se në vend të talljes me popullin, Qeveria duhet të punojë që të zgjidhë problemin, në të kundërtën, Haxhiu ka thënë se nuk do të qëndrojnë nën batanije duke dëgjuar “perlat” e Qeverisë, por do t’i dërgojnë në shtëpi.
Postimi i plotë i Haxhiut:
